Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha që prej kohës që janë bërë prindër të vogëlushit Tian, i shohim shpesh duke postuar foto e video të ndryshme së bashku me djalin.
Vogëlushi tashmë është rritur dhe është bërë një fëmijë shumë i ëmbël.
Në një video të shpërndarë nga Patrisi në instagramin e tij Tian shfaqet i buzëqeshur ndërsa i flet të atit dhe në fund i dhuron një puthje shumë të ëmbël.
Vetë Patrisi ka shkruar në këtë video: “Edhe dy ditë” shoqëruar me disa zemra të kuqe, duke dashur ndoshta të tregojë se i duhen edhe dy ditë për të qënë pranë vogëlushit, të cilin mesa duket e ka marrë malli për të atin dhe i dhuron atij puthje.
Tuna dhe Patris u përfolën për një ndarje kohët e fundit, por këngëtarja i hodhi menjëherë poshtë zërat, duke mohuar çdo gjë.
Link: https://www.instagram.com/patrisberisha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BiZLdO7nQlR/