Elita dhe Gjiko prej disa muajsh janë bërë prindër të vogëlushit Zëri i cili po rritet dita ditës dhe po bëhet gjithnjë e më i bukur.
Vogëlushi duket se i ngjan totalisht Elitës dhe këtë sapo e vërtetuam me një foto që kjo e fundit ka postuar kur ishte fëmijë pak a shumë në moshën e Zërit.
Elita ka postuar gjithashtu edhe një foto të Gjikos kur ishte fëmijë, por duhet qartë që Zëri tiparet kryesore i ka marrë nga e ëma.
Reperi fëmijë ishte një biond shumë i këndshëm dhe në foto shfaqet i buzëqeshur.
Zëri duket se ka pak hijen e tij sidomos kur buzëqesh, megjithatë tiparet kryesore i ka marrë nga Elita.
Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1B7MIngquT/