Fjolla Morina është një prej këngëtareve më të dashura për publikun.
Atë e shohim vazhdimisht me projekte të reja muzikore të cilat pëlqehen gjithnjë e më shumë prej fansave të saj.
Mesa duket ajo është duke u përgatitur për të sjellë një këngë të re pasi e shohim teksa këndon në studio një fragment nga kënga e saj e re.
Fjolla gjatë këngës thotë se nuk i do lulet, por do makinat e diamantet, ndërsa krahas videos së publikuar në instastory shkruan: “Po vjen lulja”.
Këngëtaren e shohim gjithmonë mjaft aktive në instagram, ku na prezanton jo vetëm me projektet e saj të reja, por edhe me momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi këngëtaren e kemi parë në një udhëtim me të bijën në Disney Land e më pas në Zvicër, ndërsa ka postuar foto e video të ndryshme nga vendet që ka vizituar.
Link: https://www.instagram.com/fjolla.morina/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2t8cBapWF4/