Këngëtarja Jonida Maliqi ka vendosur të drekojë së bashku me të ëmën dhe tezen e saj ndërsa ka postuar një video mjaft interesante nga ky moment.
Në këtë video ajo na prezanton fillimisht me tezen, ndërsa më pas me të ëmën.
Kjo e fundit ka shkaktuar një situatë komike pasi në momentin që sheh veten në video i thotë Jonidës se si ka mundësi që duken kaq të bukura.
Këgëtarja ndërkaq duke qeshu I shpjegon të ëmës se duket kaq e bukur për shkak të filtrave.
Ajo çka na bën vërtetë për të qeshur është reagimi me habi i nënës së Jonidës, ndërsa po shikon veten në videon që po bën e bija.
Këngëtarja poston vazhdimisht foto e video me të ëmën e cila në shumicën e rasteve bën komentet më të veçanta që keni dëgjuar ndonjëherë.
Link: https://www.instagram.com/jonidamaliqi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0djbSknTEW/