ShowBiz

Luana përgatitet për diçka të madhe, as këngë, as emision… ja çpo kurdis

Ajo nuk di të ndalet, punon vazhdimisht dhe gjithmonë me projekte të reja.

Moderatorja Luana Vjollca sapo ka publikuar këngën e saj të re “Ti amo” dhe sapo ka nisur sezonin e ri të “Shiko kush luan”, por mesa duket nuk do të ndalet këtu.

Ajo ka shpërndarë në instagramin e saj një video të shkurtër ku e shohim duke u përgatitur në dhomën e grimit.

Krahas videos ajo shkruan: “Së shpejti, për herë të parë! Kush e gjen çfarë???”, duke i lënë të gjithë kureshtarë.

Ky mesazh i moderatores na la të kuptojmë se nuk bëhet fjalë as për këngë dhe as për emision të ri, pasi ajo po eksperimenton me diçka të re.

Në fakt e vetmja gjë që na shkon ndërmend është ta shohim edhe në rolin e aktores, ndoshta ky është projekti më i ri i saj.

Megjithatë ajo nuk ka sqaruar asnjë gjë më tepër, duke i lënë të gjithë kureshtarë për atë çfarë mund të sjellë në të ardhmen.

https://www.instagram.com/p/B3aGMa-hYiC/

Link: https://www.instagram.com/p/B3aGMa-hYiC/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B281NiBHCQR/