ShowBiz

Modelja hap çantën në mes të emisionit, nxjerr atë që nuk duhej

Modelja e njohur Redona Koçi ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në “Top Channel”, ku foli për karrierën e saj, linjat perfekte si dhe sa përpiqet për të qënë gjithmonë në formë.

Në një moment gjatë emisionit Bieta i ka kërkuar Redonës të zbulojë se çfarë ka në çantën e saj dhe modelja ka vendosur të tregojë se çfarë mban zakonisht me vete.

Në çantën e saj shohim një parfum, një deordorant, një buzëkuq dhe më pas duke hezituar pak modelja zbulon se në çantën e saj ka edhe një tampon.

“Këtë nuk duhet ta shohin çunat”, thotë Redona, ndërsa sqaron se çfarë është, ndërsa Bieta, duke e marrë tamponin thotë: “Kush e pa e pa”.

Redona tha se zakonisht mban më shumë gjëra në çantë, por gjithçka varet nga vendi ku do të shkojë.

https://www.youtube.com/watch?v=xiW1C63ElRU&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=xiW1C63ElRU&feature=youtu.be

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3epHm3hI70/