ShowBiz

Rikthehen sërish bashkë dy muaj pas ndarjes, ja vendimi i papritur i çiftit të famshëm

Bella Hadid dhe The Weeknd janë rikthyer bashkë pas dy muaj ndarje.

Gjithçka ndodhi pas festës së ditëlindjes së  Bellës disa ditë më parë.

Këngëtari dhe modelja u panë gjatë gjithë mbrëmjes nën shoqërinë e njëri tjetrit, ndërsa më pas u larguan së bashku drejt apartamentit të modeles.

Mesa duket disa gota më shumë në party e  bënë punën  e vetë, pasi prej asaj dite, ata të dy janë parë gjithmonë bashkë.

Çifti janë ndarë e rilidhur dy herë deri tani.

Pas ndarjes herën e parë këngëtari u lidh me Selena Gomez, lidhje shumë e përfolur dhe që zgjati për disa muaj.

Pas ndarjes nga Selena, ai u rikthye sërish me Bellën, për tu rindarë, por mesa duket ndarja e fundit zgjati më pak dhe ja ku i shohim sërish së bashku.

https://www.instagram.com/p/B3f625Blwza/

Link: https://www.instagram.com/theweeknddirect/

Burimi i lajmit: https://www.cosmopolitan.com/entertainment/celebs/a29443133/bella-hadid-the-weeknd-back-together-dating/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/couple-standing-on-top-of-hill-1995718/