ShowBiz

Aksidentohet gjatë shfaqjes në teatër, Flori tregon plagët e rrëzimit në skenë

Gjatë një performance ndodh që jo çdo gjë të shkojë mirë dhe për këtë arsye të duhet edhe të shtriresh, sidomos kur je përballë publikut.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Florian Agalliut gjatë shfaqjes “Xhelatët”, ku mesa duket gjatë skenave të hedhjes është vrarë.

Në një foto të shpërndarë në instagram Flori tregon një të çarë tek balli, ndërsa shkruan: “Në teatër jo çdo gjë është me sikur”.

Aktori ka dashur të tregojë se gjatë aktrimit të ndodh që të dëmtohesh vërtetë pa qënë nevoja të shtiresh apo të luash rolin.

Flori na ka treguar kështu një pjesë të vështirësive gjatë punës, ndërsa pavarësisht të gjithave të duhet edhe të vazhdosh performancën deri në fund.

Link: https://www.instagram.com/florianagalliu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2jAmlMpJpR/