Ermal Mamaqi është rikthyer pas në kohë duke kujtuar Dr Florin.
Ai ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Përmetit, ndërsa është ndalur në të njëjtin vend ku 8 vite më parë ishte me këngëtarin që tashmë prej 5 vitesh nuk jeton më.
Ai ka shpërndarë edhe një foto ku pozon së bashku me Dr Florin në të njëjtin local ku ka shkuar edhe sot pas 8 vitesh.
Në foto duket qartë që nuk ka ndryshuar asnjë gjë, madje edhe ngjyra e karrigeve ashtu siç thotë Ermali është e njëjta.
“Ka edhe kujtime të bukura që na trishtojnë.. Rrugës për Përmet, ndalova tek i njëjti vend. Asnjë nuk kish ndryshuar. Si 8 vite më parë, e njëjta tavolinë, të njëjtat karrige. I paharruar Dr. Flori”, shkruan Ermali.
Kjo foto ka marrë qindra komente emocionuese nga miq e fansa të Dr Florit të cilët së bashku me Ermalin kanë rikthyer në kujtesë këngëtarin.
https://www.instagram.com/p/B3kSxmQB-oW/Link: https://www.instagram.com/p/B3kSxmQB-oW/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1bBKrbhGfX/