ShowBiz

Zhduket Dua Lipa, këngëtarja merr vendimin drastik dhe na la pa fjalë

Dua Lipa është një prej këngëtareve shqiptare më të njohura ndërkombëtarisht, kjo falë zërit dhe sukseseve të njëpasnjëshme këto vitet e fundit në muzikë.

Prej disa muajsh ajo është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të romancës së saj me Anwar Hadid, vëllain e modeleve të fashme Bella dhe Gigi Hadid.

Por përveç kësaj ajo që na ka tërhequr vëmendje së fundmi janë disa foto me sfond të zi që ajo postoi në instagramin e saj, duke thënë se rikthehet së shpejti.

Pas kësaj vjen një tjetër vendim drastik.

Këngëtarja ka fshirë çdo foto e video në instagram, ku ka mbi 34 milion fansa.

Në instagramin e këngëtares gjendeshin gjithashtu foto nga çmimet e saj, nga koncertet, foto të shumta familjare, por tashmë nuk ka më asnjë gjë.

Ndërsa fotoja e profilit është një sfond me një ngjyrë midis grisë dhe bojëqiellës.

Kjo është vërtetë e habitshme, pasi këngëtarja nuk ka sqaruar asnjë gjë lidhur me këtë fakt, thjesht është zhdukur pa lënë gjurmë.

Nuk e dimë çfarë nënkupton kjo, por lë të shpresojmë që nuk ka asnjë gjë serioze dhe Dua do të rikthehet sërish, ashtu siç premtoi.

Link: https://www.instagram.com/dualipa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuXhG-JBXMp/