Almeda dhe aktori i njohur turk Tolgahan janë bërë prindër të një djali të cilit i vunë emrin Efehan.
Vogëlushi ka marë tiparet më të bukura të dy prindërve të tij dhe është shndërruar në një bukurosh të vërtetë të cilit Almeda dhe Tolgahan e ekspozojnë vazhdimisht në profilet e tyre në instagram.
Një foto mjaft të veçantë e ka postuar Almeda së fundmi në instagramin e saj ku shfaqet së bashku me vogëlushin.
Efehan ka vendosur dorën e mbledhur grusht në fytyrën e Almedës dhe të dy bashkë pranë njëri tjetrit formojnë portretin më të bukur që keni parë ndonjëherë.
Mes qindra komenteve nga ana e fansave, të bie në sy edhe ai i bashkëshortit të Almedës, i cili i është drejtuar sërish në gjuhën shqipe.
“Të dua shumë”, thotë Tolga ndërsa e shoqëron mesazhin me dy zemra të kuqe.
Aktori mesa duket ka vendosur të mësojë gjuhën e bashkëshortes, pasi së fundmi e kemi parë të shprehet disa herë në gjuhën shqipe.
https://www.instagram.com/p/B3m1k3el3I-/Link: https://www.instagram.com/p/B3m1k3el3I-/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1GZD0mlP5t/