Është përmbyllur me sukses Festivali ndërkombëtar A-Mol i mbajtur në Ferizaj për 4 ditë rrjesht.
Drejtoresha e A-Mol Anduena Tahiri tha se në këtë festival kënge morën pjesë rreth 60 fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Sllovenia, Rumania,Anglia, Portugalia e Turqia të cilët garuan me njëri tjetrin në katër kategori.
Kategoritë të emëruara me gërma sipas emrit të festivalit dallonin grupmoshat e fëmijëve pjesëmarrës, të cilët garonin me këngë të ndryshme duke shfaqur talentin e tyre në muzikë.
Konkretisht fituese e kategorisë A u shpall Sibora Teqja nga Shqipëria, çmimin e parë në kategorinë M e ka rrëmbyer Serxho Toma, po nga Shqipëria.
Për kategorinë O, u shpall fituese Alketa Ratkoceri, ardhur nga Anglia, ndërsa për kategorinë L, trofeun e rrëmbeu Greta Azizi nga Kamenica.
Në këtë festival është dhënë edhe çmimi kryesor Grand Prix, i cili ka shkuar për Anisa Shabanin nga Ferizaj.
Ky festival sipas organizatores është një mundësi e mirë për të mbështetur talente të reja në fushën e muzikës.
https://www.instagram.com/p/B3mSc8LlhCI/Link: https://www.instagram.com/p/B3mSc8LlhCI/
https://www.instagram.com/p/B3mbX1alvg8/Link: https://www.instagram.com/p/B3mbX1alvg8/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3c-skflTlF/