Aktualitet

Skandal, dasma shndërrohet në arenë boksi, plagosen dhjetra persona

Dasmat janë gjithmonë evente argëtuese në të cilat supozohet që t’ja kalosh bukur dhe të argëtohesh, por jo gjithmonë ndodh kështu.

Ka raste kur një festë e tillë përfundon shumë keq, ashtu siç ka ndodhur në një hotel në Angli, ku po celebrohej një dasëm.

Në një moment disa të ftuar janë parë duke u përleshur me njëri tjetrin, me grushta, shkelma e karrige kokës, duke e shndërruar dasmën në një ring.

Sipas Daily Mail, nuk dihet motivi që solli një situatë të tillë, por dhjetra të ftuar janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjesore, pasi janë shfaqur me fraktura nga goditjet.

Të ftuarit kanë mund të ndahen vetëm pasi ka ardhur policia e cila pasi mbërriti në vendngjarje u ndesh me një skenë të pazakontë.

Gjithçka ishte përmbys dhe shumë prej të plagosurve ishin përtokë.

Disa dëshmimtarë në dasëm thanë se kjo ishte skena më e neveritshme që kanë parë deri më sot në një eveniment të tillë.

Link: https://metro.co.uk/2019/10/14/guests-soaked-in-blood-as-massive-fight-breaks-out-on-wedding-dancefloor-10915416/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/man-and-woman-walking-1770964/