ShowBiz

Aurela Gace feston ditëlindjen, këngëtarja poston foton më të rallë, simbol i jetës së saj

Aurela Gace ka festuar 45 vjetorin e lindjes dhe njoftimin për ditëlindje e ka bërë në instagramin e saj përmes një fotoje krejt të veçantë.

Ajo pozon nga palestra me doreza boksi, e djersitur dhe pa grim, ndërsa ka një mesazh unik për këtë ditë të rëndësishme të saj.

“Sot 45 vjeç. Mund të kisha zgjedhur çdo lloj fotoje për këtë ditë, por kjo me doreza në duar, është simboli i të jetuarit për mua. Kështu e djersitur, pa maskën e përfituar nga grimi, duke luftuar për më të mirën, për të realizuar veten, për të ndërtuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje,… kështu i kalova këto 45 vjet e tani, pa i hequr dorezat nga duart, uroj të jem sa më gjatë pranë familjes time të shtrenjtë.”, thotë ndër të tjera këngëtarja në mesazhin e gjatë shpërndarë në instagram.

Aurela ndërkohë ka marrë qindra mesazhe urimi nga miq, të afërt dhe fansa, të cilët e kanë pëlqyer mesazhin e këngëtares dhe i kanë uruar asaj qindra vite të lumtura pranë familjes, ashtu siç ajo dëshiron.

https://www.instagram.com/p/B3rS-gXgFcx/

Link: https://www.instagram.com/p/B3rS-gXgFcx/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B214LX5AwQH/