ShowBiz

“Më është thyer zemra”, Kiara Tito në një rrëfim të sinqertë do t’ju bëjë të derdhni lotë

Edhe pse sot e shohim të fortë, të bukur dhe një profesioniste e vërtetë, kjo nuk do të thotë se ajo nuk ka kaluar asnjë vështirësi në jetë.

Moderatorja Kiara Tito ka vendosur të hapë zemrën dhe të rrëfejë gjithë vështirësitë që ka kaluar në të kaluarën përmes një mesazhi të veçantë në instagram.

“Kam përjetuar shumë dhimbje zemre. Kam jetuar me konfuzione të brendshme, kam luftuar me demonët më të errët. Nga shpirti i thyer deri tek lidhjet toksike. Por ja ku jam e fortë. Gjithë copat e jetës time më në fund u bënë bashkë. U bëra ajo çfarë e shkuara ime nuk do të donte të isha. Në mes të stuhisë një gjë është e sigurt, ju do të jeni gjithmonë të paisur me gjithçka ju nevojitet për të luftuar”, shkruan Kiara në mesazhin e saj.

Ky është një mesazh i rrallë për të gjithë ata që ndihen të pasigurt për të ardhmen e tyre të cilët në fund të mesazhit Kiara i përshëndet veçanërisht, duke ju dhënë një shembull mjaft të mirë mbijetese, kur jeta të përball me vështirësi.

Link: https://www.instagram.com/kiaratito/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3SEpx9nUZ2/