Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në “Report tv”, ka rrëfyer planet e tij për karrierën dhe jetën private.
I pyetur nga drejtuesit e emisionit lidhur me historinë e tij të dashurisë, aktori e konsideron partneren e tij, dashurinë e jetës, ndërsa lidhur me planet më martesë tregohet disi më i rezervuar.
Në këtë drejtim Olsi preferon të mos nxitohet për vetë faktin se është në një moshë të re, megjithatë ai është shprehur mjaft i dashuruar me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.
Ndërsa lidhur me largimin nga “Portokalli” dhe projektin e ri në “Klan”, Olsi thotë se nuk mendon të rikthehet sërish në “Top Channel”, pasi tashmë e ka marrë një risk dhe do të vazhdojë në këtë rrugë.
https://www.instagram.com/p/B3rUlkzAMVL/Link” https://www.instagram.com/p/B3rUlkzAMVL/
https://www.instagram.com/p/B3rTBTmgSJj/
Link: https://www.instagram.com/p/B3rTBTmgSJj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0vyotWAJxe/