Armina Mevlani ka kaluar mbrëmjen e djeshme një situatë aspak të këndshme, ndërsa eksperiencën e saj e ka ndarë me fansat në instagram.
“Dje provova paralizën e gjumit. Ishte e tmerrshme, u zgjova dhe nuk mund të flisja”, shkruan Armina, ndërsa pyet fansat nëse ju ka ndodhur edhe atyre një gjë e tillë.
Armina ka kërkuar që edhe fansat e saj të ndajnë eksperienca të ngjashme me të dhe ata i janë përgjigjur menjëherë, duke rrëfyer se si janë ndier kur kanë përjetuar një paralizë gjumi.
Gjatë paralizës së gjumit, një person zgjohet krejt papritur, por nuk mundet dot as të flasë dhe as të lëvizë gjymtyrët për disa minuta.
Është i vetëdijshëm për gjithçka, por nuk është i aftë të bëjë asnjë gjë për pak sekonda ose minuta.
Paraliza e gjumit sipas ekspertëve nuk përbën rrezik për shëndetin.
Link: https://www.instagram.com/armina_mevlani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1qubCilEzw/