ShowBiz

Aurela rrëfen problemet me vokalin,“Mjekët më thanë mund të humbasësh zërin”

Këngëtarja e njohur Aurela Gace rrëfen për herë të parë në ekran një prej problemeve më shqetësuese me të cilat është përballuar kohë më parë.

Gjatë emisionit “Këndo këngën time”, në “Vizion Plus”, ku talente të reja u përballën me diva të muzikës, Aurela ka bërë një rrëfim të sinqertë për një moment të frikshëm në jetën e saj.

Ajo tha se në një moment të caktuar i është dashur të mos këndojë për 3 muaj rrjesht pasi rrezikonte seriozisht të humbiste zërin.

Një prej mjekeve më të njohura i tha këngëtares që nëse nuk pushonte për 3 muaj, nuk do të ngjitej më në skenë për të kënduar.

Këngëtarja rrëfen se në ato momente është ndier e frikësuar dhe nuk ka kënduar për 3 muaj rrjesht, deri sa kaloi rreziku.

Aurela Gaçe është një prej këngëtareve më të mira të skenës shqiptare, mjaft aktive si në festivale ashtu edhe në skenë duke kënduar live.

https://www.youtube.com/watch?v=OEvVjo4V1_4&feature=player_embedded

Link: https://www.youtube.com/watch?v=OEvVjo4V1_4&feature=player_embedded

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B214LX5AwQH/