ShowBiz

Femra që zhvishen dhe festa të çmendura, ja çfarë do të shihni në “I love Tropoja”

Ermal Mamaqi ka publikuar në instagramin e tij trajlerin e filmit “I love Tropoja”, komedia që do të shfaqet për publikun vitin që vjen.

Në këtë film një rëndësi e veçantë do ti kushtohet rinisë dhe jetë së natës, të paktën këtë të lë të kuptosh ajo çfarë ka publikuar në instagram Ermali.

Në këtë video shfaqen momente nga festa të çmenduara në plazh, apo femra striptiste që bëjnë twerk.

“Tag shokun që vdes për pak Tropojë”, thotë Ermali krahas videos që ka postuar në instagramin e tij, ndërsa garanton se kjo komedi do ti kënaqë shpirtin publikut.

Filmi “I love Tropoja”, ka mbledhur bashkë emrat më në zë të kinematografisë shqiptare si dhe talente të reja në këtë fushë.

Ky film pritet me interes nga publiku, pasi për herë të parë do të kenë mundësinë të shohim Encën në rolin e aktores si dhe shumë emra të njohur që do të rikthehen ne ekranin e kinemasë pas shumë vitesh mungesë.

https://www.instagram.com/p/B3y8-r7hLMV/

Link: https://www.instagram.com/p/B3y8-r7hLMV/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2M5mRkhUC7/