ShowBiz

Pas ndarjes Mozzik filmohet me një tjetër femër, çfarë po ndodh me reperin…

Mozzik dhe Loredana njoftuan ndarjen dy ditë më parë, ndërsa këngëtarja theksoi se tashmë do të jetë e vetme edhe në muzikë.

Që prej momentin kur lindën dyshimet e para, dyshja ka hedhur vazhdimisht kunja ndaj njëri tjetrit, madje edhe titulli I këngës së fundit të Mozzik, duket si një thumb ndaj Loredanës.

Por përpos kësaj Mozzik duket se ka vijuar normalisht jetën.

Ai është parë nën shoqërinë e modeles së njohur Ljubica Medenica.

Kjo e fundit ka postuar në instagramin e saj një video të shkurtër ku shihet së bashku me reperin.

Nuk e dimë nëse mes tyre ka diçka, apo thjesht po bashkëpunojnë për klipin e ri të këngëtarit.

E gjithë kjo mbetet për tu parë në vijimësi.

Link: https://www.instagram.com/ljubica.medenicaa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3wskacFdbf/