ShowBiz

E kritikon për peshën, por Bebe i mbyll gojën ndjekëses me komentin epik

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha mesa duket nuk është nga ato që qëndrojnë në heshtje kur i bëhen kritika ashtu siç ndodh me një pjesë të mirë të vipave.

Në një foto të postuar së fundmi në instagram Bebe është kritikuar për peshën nga një ndjekëse e cila i thotë: “Ti duhet të humbasësh peshë”, ndërsa Bebe i shkruan: “ Jo ti duhet të jesh më pranuese dhe të punosh mbi urrejtjen tënde”.

Megjithatë këngëtares i kanë ardhur në ndihmë edhe fansat e saj, të cilët i janë kthyer komentueses duke e konsideruar xheloze për suksesin e saj.

Këngëtarja sapo ka publikuar së fundmi një këngë mbi forcën e femrës me një videoklip mjaft interesant, pjesë e së cilës është edhe aktorja e njohur Angelina Jolie.

https://www.instagram.com/p/B3xnapTFHXB/

Link: https://www.instagram.com/p/B3xnapTFHXB/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1MQKihFZLt/