Modelja e njohur Afërdita Dreshaj prej disa vitesh është martuar me sportistin çek Jakub Kindl, ndërsa shfaqen gjithnjë e më të lumtur me njëri tjetrin.
Këtë e dëshmojnë edhe surprizat që Afërdita merr herë pas here nga bashkëshorti i saj.
Ai e ka pritur në aeroportin e Dusseldorf me një trëndafil të bardhë në dorë, ndërsa buzëqesh teksa i drejtohet modeles.
Afërdita duket që është surprizuar shumë nga i shoqi, ndërsa krahas videos së postuar në instagram shkruan: “Vogëlushi im”.
Kjo nuk është hera e parë që Afërdita poston surprizat e të shoqit i cili ka gjithmonë një mesazh për të, shoqëruar me tufa lulesh.
Afërdita është shumë aktive në instagramin e saj, ku e shohim të postojë foto e video të ndryshme nga udhëtimet e saj vetëm ose së bashku më bashkëshortin.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0JPyvbJEcY/