Aktualitet

E ëma ikën në punë pa e puthur, reagimi i dy vjeçarit do t’ju bëjë të qeshni me lotë

Dy vjeçari Aleksandër Simos nga Florida është bërë fëmija më i njohur në shumë pak kohë, kjo falë një videoje të tij që u bë virale në rrjetet sociale.

Vogëlushi është shumë i mërzitur me të ëmën e cila ka ikur në punë pa e puthur dhe për këtë ka një reagim që do t’ju bëjë të qeshni me lotë.

Në videon e shpërndarë në Facebook, Aleksi po i ankohet të atit me këmbë e me duar që e ëma ka ikur pa e puthur.

I ati ndërkaq e nxit edhe më shumë reagimin e tij revoltues duke e pyetur fillimisht përse është i mërzitur, ndërsa më pas i jep të drejtë vogëlushit.

Dy vjeçari pasi gjen mbështetje nga i ati revoltohet edhe më shumë me të ëmën duke shprehur gjithë trishtimin për veprimin e saj.

Kjo video është bërë virale në pak kohë duke u shpërndarë pa fund në rrjetet sociale.

E ëma e vogëlushit tha se nuk e mendonte kurrë që një largim i saj në nxitim e sipër pa e përshëndetur vogëlushin do ta lëndonte atë kaq shumë.

Bashkëshorti i saj mendoi ti filmonte ankesat e tij për ti shpërndarë më pas në Facebook ku videoja po bën xhiron e rrjetit.

https://www.facebook.com/ActionNewsJacksonville/videos/551414742335831/

Link: https://www.facebook.com/ActionNewsJacksonville/videos/551414742335831/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/boy-wearing-black-hat-sitting-on-case-near-flowers-1049950/