ShowBiz

Sara Hoxha bën gjestin më bujar pas lindjes së bebit, ja çfarë ka menduar

Sara Hoxha dhe Ledion Liço vetëm pak ditë më parë u bënë prindër të një djali të dytë të cilin vendosën ta quanin Roman.

Fëmija lindi pak para kohe, ndërsa njoftimin në intagram e dha vetë  Sara përmes një fotoje krejt të veçantë nga shtrati i maternitetit së bashku me London dhe Romanin e porsa ardhur në jetë.

Së fundmi Sara ka vendosur të bëjë një gjest krejt të veçantë.

Ajo ka njoftuar përmes intagramit të saj se dëshiron të dhurojë një çantë me produkte dhe rroba për fëmijë të porsalindur.

Ajo ju kërkon ndjekësve të saj, ta njoftojnë nëse njohin ndonjë grua që ka lindur së fundmi dhe ka nevojë për këto produkte.

Ky gjest është vërtetë për t’u përshëndetur nga ana e saj, pasi synon t’ju vijë sadopak në ndihmë njerëzve në nevojë.

Link: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz6EsPeHNrn/