ShowBiz

Emina kujton të ëmën me lotë në sy, modelja shkruan mesazhin më prekës për humbjen e saj

Emina Çunmulaj një prej modeleve më të njohura shqiptare që jeton aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka prekur gjithë fansat e saj me mesazhin e rrallë postuar në instagram për të ëmën.

Emina e humbi të ëmën 6 vite më parë dhe sot pas kaq vitesh ja ndjen gjithnjë e më shumë mungesën personit të dashur.

Ajo shkruar një mesazh të gjatë në instastory i cili është mesazhi më prekës që keni lexuar ndonjëherë.

Emina ka vendosur të shprehë gjithë ndjenjat e saj për mungesën e të ëmës për të cilën thotë se thjesht është mësuar të vazhdoj jetën pa të dhe as vetë nuk e di se si.

Thjesht mësova ta vazhdoj jetën pa ty, nuk e di se si. Ndonjëherë mendoj se ti je thjesht në një vend tjetër të botës dhe unë do të të shoh shumë shpejt. Herë të tjera dëgjoj zërin tënd në regjistrime dhe mendoj se ti je diku dhe unë do të shoh sërish. Por ndonjëherë thjesht qaj sepse e di që s’do të mundem të të përqafoj më dhe ti s’do ti takosh kurrë vajzat e mia, tek të cilat të shoh shpesh ty. Ndonjëherë mendoj se ti je rrotull meje, sa do doja të më shikoje dhe të ishe krenare se sa nënë e mirë jam, pasi çdo gjë e kam mësuar nga ty! Më mungon kaq shumë nënë! S’më besohet që kanë kaluar 6 vite, më duket sikur ka ndodhur dje” , shkruan Emina në postimin e saj.

Emina jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.

Link: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByLSpuknxUe/