ShowBiz

Është vetëm 6 vjeç, por ja ka “mbledhur” që tani Rezartës, ja çfarë kurdis Hera

Vajza e Rezarta Shkurtës sapo ka mbushur 6 vjeç, dhe prindërit i organizuan një festë surprizë me këtë rast.

Por duket se ditëlindja e saj nuk mbaron brenda ditës, vogëlushja e ka organizuar vetë ditëlindjen dhe mesa duket do ti zgjasë të paktën një javë.

Në një postim të shpërndarë në instagramin e saj, Rezarta shkruan:

“Kur bebja rritet aq sa për ta organizuar vetë ditëlindjen e saj, qenka më e komplikuar nga çfarë e kisha menduar!! Një ditë me gjyshërit nga mami, një ditë me gjyshërit nga babi, një ditë me shoqet e kopështit, një ditë me shoqet jashtë kopështit. Edhe juve ju zgjasin këto ditëlindjet një javë?

Hera ka menduar që ditëlindjen e saj ta organizojë në ditë të ndara me persona të ndryshëm dhe nëse do të bëjmë një llogari të thjeshtë ditëlindja e saj do të zgjasë vërtetë një javë.

Një ditë më parë në ditëlindjen e saj, Rezarta ka postuar disa video të shkurtëra me mesazhë mjaft domethënëse për të bijën.

Link: https://www.instagram.com/rezartashkurta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By2Dx-SJHAA/