ShowBiz

Ermali dhe Ariana, pamje mahnitëse nga pushimet, super foto nga lugina e dashurisë

Ermal dhe Ariana Fejzullahu janë bërë për herë të katërt prindër, pas ardhjes në jetë të Anës gati një muaj më parë.

Pas lindjes së vajzës ata kanë menduar të bëjnë një udhëtim së bashku dhe kanë zgjedhur si destinacion Turqinë.

Ariana ka postuar në instagramin e saj një foto shumë të bukur me Ermalin nga lugina e dashurisë në Cappadocia.

Ata kanë pozuar të ulur në një stol, pranë një zemre të kuqe gjigande, ndërsa mbrapa tyre shfaqet pamja mbresëlënëse e Cappadocia’s.

Edhe pse është bërë nënë për herë të katërt Ariana shfaqet në super formë ndërsa pozon afër Ermalit.

Çifti ka marrë komplimente pa fund për pamjen, pasi duhen shumë në harmoni dhe të lumtur me njëri tjetrin.

https://www.instagram.com/p/B39j_GfBdZv/

Link: https://www.instagram.com/p/B39j_GfBdZv/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bzag22rBech/