ShowBiz

Jonida fshin fotot dhe kërkon ndjesë publike, ja çfarë e bëri të pendohet

Një ditë më parë Jonida Maliqi postoi një foto ku pozonte me dy majmunë të lidhur me zinxhirë në Marrakesh.

Kjo foto është komentuar fillimisht nga Eni Shehu i cili i ka kërkuar këngëtares ta fshijë, pasi është e dhimbshme sesi trajtohen ato kafshë thjesht për të argëtuar vizitorët.

Më pas kanë komentuar edhe ndjekës të tjerë të këngëtares, por ajo u shpreh se nuk mund ta ndryshojë realitetin pavarësisht se i vjen shumë keq.

Por sot këngëtarja duket se është penduar pasi ka fshirë fotot e djeshme, ndërsa ka kërkuar edhe ndjesë publike në një shkrim të gjatë në instagram.

Ajo shkruan se në adresë të saj kanë ardhur shumë akuza të cilat e kanë bërë të reflektojë dhe të fshijë foton.

Statusi i plotë i Jonidës:

Kanë ardhur në adresën time shumë akuza për mungesën e ndjeshmërisë ndaj Kafshëve.
S’më duket normal sensi ekstrem i gjykimit por mirëkuptoj ndjeshmërinë tuaj ndaj fenomenit që më ka bërë të reflektoj. Kërkoj ndjesë nëse kam prekur ndjeshmërinë e dikujt.
Ishte një kalim i thjeshtë pranë një Majmuni, kafshë që e kam dashur që fëmijë!
Nuk mendova gjatë, dalja në foto ishte spontane dhe s’kishte për qëllim evidentimin e zinxhirëve qe nuk i kisha vënë re. Mendoj si ju! Është e gabuar që Kafshët të lidhen me zinxhirë! Mendoj që edhe moda dhe pasioni për fotografinë duhet te kapërcejnë tundimin për të dalë në foto me një Kafshë që abuzohet! Por s’do te ishte në fuqinë time ta ndryshoja fatin e asaj Kafshe! Ajo që mund të bëj për t’ju respektuar juve dhe për të thënë timen mbi fenomenin është të fshij foton!
Sikurse njerëzit edhe Kafshët duhet të jetojnë lirinë si dhuratën më të madhe.
Faleminderit për mirëkuptimin!

https://www.instagram.com/p/B4AntAkHceF/

Link: https://www.instagram.com/p/B4AntAkHceF/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwz_qqjninQ/