Linda Rei, Kujtim Gjuzi dhe Silvana Bushati u përplasën në një debat televiziv një ditë më parë në studion e “360 gradë” në televizionin “Ora News”.
Gjatë emisionit, debati mes tyre degjeneroi në sharje çka nxiti reagimin e Elton Ilirianit.
Ky i fundit në një foto të tij të publikuar pranë një bunkeri shkruan: “Duke kërkuar psikologen e Akademisë Konservkartore 🙂 Ky(timi) ka edhe psikologe të akademisë 🙂 o Zot çfarë injorance 🙂 Tmerr.. si quhej ajo psikok…a?
Eltoni nuk e ka mbyllur këtu por ka vijuar edhe me disa postime të tjera në instastory ku ka ironizuar mendimet e prapambetura të kohës së diktaturës lidhur me preferencat seksuale.
Në një prej fotove e ka quajtur veten komunist i lumtur gay që bën s..ks edhe për një hurmë.
Përmes këtij mesazhi ai ka ironizuar edhe Kujtim Gjuzin, të cilit i është referuar me termin Ky(timi).
Gjatë emisionit “360 gradë”, Linda Rei e ka quajtur gomar Kujtim Gjuzin, ndërsa ka debatuar edhe me Silvana Bushatin duke degjeneruar në fyerje.
I gjithë ky debat erdhi pasi ata të dy u shprehën totalisht kundër komunitetit LGBT dhe sidomos ndryshimit të gjinisë.
https://www.instagram.com/p/B4BFe-DAQaj/Link: https://www.instagram.com/p/B4BFe-DAQaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3RyfjbAuEl/