ShowBiz

Sara poston foton më të ëmbël pranë Romanit, dora e tij e vogël kap gishtin e Ledionit

Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër të një djali të dytë rreth dy javë më parë, pas ardhjes në jetë të Roman.

Vogëlushi erdhi në jetë pak para kohe, por ai dhe Sara janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Pas fotos nga materniteti Sara ka sjellë një tjetër moment të këndshëm me vogëlushin.

Roman po qëndron në kraharorin e saj, ndërsa dora e tij e vogël ka kapur gishtin e Ledionit.

“Dy javë si familje prej 4 anëtarësh, kanë qenë dy javë pa gjumë, me dhimbje fizike, dyshime, por mbi të gjitha mbushur me dashuri. Çdo ditë zgjohem jashtëzakonisht mirënjohëse për familjen time”, shkruan Sara krahas fotos së veçantë.

Sara dhe Ledioni janë tashmë prindër të dy djemve.

Londoni erdhi në jetë gati dy vite më parë, ndërsa Roman para dy javësh.

https://www.instagram.com/p/B4CXzgDHYFj/

Link: https://www.instagram.com/p/B4CXzgDHYFj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bun-eYEgYXX/