ShowBiz

Bieta sjell fotot më të bukura familjare nga plazhi, Kroi tërheq vëmendjen

Fundi i muajit tetor duket sikur na ka kthyer sërish në stinën e verës.

Temperaturat jo normale për këtë periudhë kanë bërë që shumica e njerëzve ti shfrytëzojnë këto ditë për të bërë disa ditë plazh.

Edhe moderatorja Bieta Sulo e ka kaluar këtë të shtunë tetori pranë bregdetit së bashku me Albanin dhe Kroin.

Ajo ka postuar disa foto shumë të veçanta ku shfaqen shumë të lumtur nën shoqërinë e njëri tjetrit, por vëmendjen e ka marrë vogëlushi.

Ai shfaqet shumë i qetë dhe i lumtur, ndërsa luan me mami Bietën në breg të detit.

Krahas fotove Bieta shkruan: “Një ditë vere, dhuratë nga vjeshta”, ndërsa të shumtë janë fansat që i kanë pëlqyer dhe komentuar pozitivisht këto foto.

https://www.instagram.com/p/B4Eu-t8HdHT/

Link: https://www.instagram.com/p/B4Eu-t8HdHT/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0YfYOzH8Zz/