ShowBiz

Noizy hidhet mbi turmën në koncert, kjo video do t’ju lejë pa mend

Reperi Noizy është një prej këngëtarëve më të preferuarve të fansave dhe kjo duket qartë në çdo këngë që ai publikon apo në çdo koncert ku merr pjesë.

Këngët e tij për një kohë fare të shkurtër arrijnë rekorde klikimesh, ndërsa në koncertet e tij ka një numër pafund fansash që e ndjekin në live.

Reperi ka publikuar së fundmi në instagramin e tij një video shkëputur nga një koncert i tij ku zhvesh bluzën dhe hidhet mbi turmën e fansave që e thërrasin të ekzaltuar.

Kjo video është shkëputur në një prej koncerteve të tij në Rimini të Italisë, ku reperi mesa duket është ndier mjaft mirë me fansat dhe shumë i emocionuar nga entuziazmi i tyre.

https://www.instagram.com/p/B4GqEviJdia/

Link: https://www.instagram.com/p/B4GqEviJdia/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0gb3klJIfK/