ShowBiz

London i bie pianos dhe këndon që në mëngjes, kjo video do t’ua zbukurojë ditën

Vogëlushi London, fëmija i parë i Ledionit dhe Sarës tashmë është rritur dhe madje ka filluar të bëjë “koncerte” që në mëngjes sapo zgjohet.

Sara ka postuar në instastoryn e saj një video të Londonit i cili është ulur para pianos dhe po këndon sipas mënyrës së vet.

Mesa duket kjo është mënyra se si zgjohet mami Sara çdo mëngjes me zërin e ëmbël të London i cili duket kaq i përqëndruar në piano saqë të jep përshtypjen se e ka pasion.

Vogëlushi tashmë dy vjeç është bërë me  një vëlla.

Prej gati dy javësh Sara dhe Ledioni u bënë prindër të një djali tjetër të cilin vendosën ta quanin me emrin e veçantë Roman.

Vogëlushi erdhi në jetë pak para kohe, por solli shumë gëzim në familje.

Link: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bun-eYEgYXX/