ShowBiz

Tolga nuk mund të ishte më romantik se kaq, ja çfarë bën ai për Almedën

Aktori i njohur turk e ka treguar edhe një herë se sa romantik dhe i dashur mund të jetë.

Ai ka shpërndarë në instagramin e tij foton e fundit të Almedës ndërsa shkruan: “Ajo është e imja”, shoqëruar me emojin e një mashkulli me sytë me zemra.

Ky është një gjest shumë i veçantë për këdo dhe padyshim Almeda duhet të jetë ndier shumë e lumtur për këtë fakt.

Ata të dy u martuan gati dy vite më parë, ndërsa tashmë janë bërë prindër të një djali i cili erdhi në jetë disa muaj më parë.

Vogëlushi Efehan duket se do të ndjekë hapat e të atit në botën e kinematografisë, pasi që tani është përfshirë në serialin më të fundit ku Tolgahan luan rolin kryesor.

Link: https://www.instagram.com/tsayisman/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1GZD0mlP5t/