Nëse doni të humbisni peshë, të hidratoheni apo të përmirësoni cilësinë e lëkurës tuaj mos ju ndani limonit.
Ekspertët e shëndetit na tregojnë se limoni bën mrekullira në organizëm si brenda ashtu edhe jashtë tij.
Më konkretisht nëse ujit tuaj i shtoni limon do të keni disa përfitime.
- Hidratim
Nëse jeni nga ata persona që nuk konsumojnë shumë ujë gjatë ditës, ndoshta do të ishte mirë që atij pak uji që pini ti shtoni limon. Uji me limon ka një shije më të mirë dhe të nxit të pish më shumë se zakonisht duke e mbajtur organizmin të hidratuar.
- Burim i vitaminës C
Limoni është i pasur me vitaminë C, një prej vitaminave më të rëndësishme si për lëkurën ashtu edhe për organizmin.
- Rënie në peshë
Nëse çdo mëngjes konsumoni një gotë me ujë të vakët dhe limon do të humbisni ndjeshëm në peshë. Kjo përzierje nëse përdoret rregullisht për një muaj ka efekte magjike në peshën tuaj.
- Përmirëson cilësinë e lëkurës
Limoni mund të përdoret gjithashtu edhe për lëkurën, me të mund të përgatiten maska të ndryshme të cilat ndihmojnë në hidratimin e saj dhe luftimin e akneve.
- Ndihmon në tretje
Nëse keni fryrje stomaku, uji me limon apo edhe vetë konsumi i një kokrre limoni është mëse efikas për tretje. Menjëherë pas një dreke apo darke të rëndë, një limon do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.
- Freskon frymëmarjen
Limoni ndihmon gjithashtu të largoni erën e keqe të gojës. Nëse e ndieni se frymëmarja juaj vjen erë, mjafton pak lëng limoni për të zgjidhur gjithçka.
Link: https://www.healthline.com/health/food-nutrition/benefits-of-lemon-water#aids-digestion
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/citrus-cold-cup-flowers-416489/