ShowBiz

Vjen “Karma”, një këngë unike plot ritëm

Këngëtari Ergys Shahu vjen sërish pranë fansave të tij me një tjetër hit.

Ai ka publikuar vetëm disa orë më parë këngën “Karma”, e cila ashtu si çdo këngë tjetër e tij vjen e veçantë në stil.

Kjo këngë me tekst dhe muzikë të Anxhelo Koçit është pëlqyer nga fansat e këngëtarit çka vihet re edhe në numrin në rritje të klikimeve që nga momenti i publikimit.

Ergysi sjell një këngë dashurie e cila shumë shpejt pritet të shndërrohet në hit, kjo falë vijës melodike, zërit të këngëtarit dhe tekstit të veçantë.

Këngëtari ka qënë mjaft aktiv në muzikë këto muajt e fundit  duke sjellë disa këngë e bashkëpunime të suksesshme të cilët janë mirëpritur nga fansat e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=B4wqCSvrC0k

Link: https://www.youtube.com/watch?v=B4wqCSvrC0k

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4QCPOhHkRp/