Modelja simpatike Kejvina Kthjella do të jetë pjesë e emisionit “Shiko kush luan”, këtë të shtunë.
Ajo ka postuar në instagramin e saj një foto nga spektakli ku shfaqet shumë joshëse.
Që pas largimit nga spektakli “Xing me Ermalin”, Kejvinën e kemi parë vazhdimisht në emisione dhe spektakle të ndryshme ku është e ftuar.
Kohët e fundit ajo është pjesë e “Dance with me”, në Tv Klan ku kërcen me Eduard Ndocaj dhe ka pasur goxha sukses në rolin e balerinës.
Kejvina mund të themi pa frikë se është shndërruar shumë shpejt në një personazh publik të cilën e ftojnë dhe e duan në çdo spektakël.
Kjo mesa duket i ka bërë përshtypje edhe Ermal Mamaqit.
Ai ka bërë një koment mjaft pikant në foton e Kejvinës ku shkruan: “Mirë që mban Dance with me, po tani po mban edhe Luanën. Hej Zot..” përfundon Ermali komentin e tij të cilin e shoqëron me yje e puthje.
Modelja ende nuk i ka kthyer përgjigje komentit të Ermalit edhe pse dihet që ky koment është shkruar në formën e shakasë.
https://www.instagram.com/p/B4XDXNhFNYf/Link: https://www.instagram.com/p/B4XDXNhFNYf/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3W1rvohodu/, https://www.instagram.com/p/B3okrediPB6/