ShowBiz

Rezarta shpërthen në të shara ndaj të shoqit, kjo video do t’ju lejë pa mend

Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj Ermal Hoxha janë vënë së fundmi në qendër të vëmendjes falë një rrengu të punuar nga gocat e Thumb, Aulona dhe Fatma.

Ato të dyja kanë vendosur të provokojnë Rezartën të cilën e kanë të ftuar në emisionin që do të transmetohet mbrëmjen e nesërme në “Ora News”.

Rezarta ka mirëpritur në zyrën e saj një gazetar i cili i thotë se ka siguruar disa foto të bashkëshortit të saj me një femër tjetër.

Rezarta e nxjerr gazetarin nga zyra, ndërsa më pas merr të shoqin në telefon dhe fillon ti ulërasë.

E gjithë kjo është një kamerë e fshehtë të cilën Rezarta e ka publikuar me pas në instagramin e saj duke shkruar:

“Sot ta fut i joti! Nevrikosem ende kur e shoh edhe pse tashmë e di që është një kamer e fshehtë. Gazetarit më vonë ja kam thyer dhëmbët, goca se di sa vite do kalojnë që t’ju fal”, thotë Rezarta, duke ju referuar Fatmës dhe Aulonës të cilat i kishin përgatitur kamerën e fshehtë.

https://www.instagram.com/p/B4VlP2FpD37/

Link: https://www.instagram.com/p/B4VlP2FpD37/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByHyVdiJllQ/