ShowBiz

Anxhela bën sfilatë me të brendshme, pas saj edhe aktori i njohur zbërthen pantallonat

Puntata e kësaj të shtune e spektaklit “Shiko kush luan”, ka rezervuar surpriza të shumta dhe momente humori.

Një prej tyre ishte edhe momenti kur këngëtarja Anxhela Peristeri ka veshur një palë të brendshme të bardha mbi fustan dhe ka bërë një sfilatë në mes të emisionit duke fituar kështu dhjetë pikë.

Meqënëse kjo performancë e Anxhelës mori 10 pikë, kapiteni i skuadrës kundërshtare  aktori Florian Binaj vendosi të bëjë të njëjtën gjë, duke zbërthyer pantallonat e duke bërë një sfilatë me të brendshme.

E gjithë kjo situatë shkaktoi të qeshura pa fund mes të ftuarve gjatë spektaklit, të cilët i kanë shijuar të dyja sfilatat, veçanërisht atë të Florit e cila erdhi krejt papritur.

https://www.instagram.com/p/B4atzTgniQh/

Link: https://www.instagram.com/p/B4atzTgniQh/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3ecMKHjec3/