ShowBiz

Fero dhe Arbenita ndahen sërish? Modelja bën veprimin e papritur

Edhe pse modelja u shpërngul në Berlin për të jetuar me reperin duket se kjo nuk i ka ndihmuar aspak në marrëdhënien e tyre.

Ajo çfarë na ka rënë në sy është fakti që modelja e ka fshirë reperin nga instagramin i saj ku vetëm pak kohë më parë e mbështeste duke postuar foto të tij dhe këngëve të reja.

Arbenita ka postuar gjithashtu një shprehje mjaft interesante e cila thotë: “Ti je njësoj xheloz dhe i thyer nëse gjen kohë për të urryer”

Ky duket si një mesazh drejtuar Feros çka na lë të nënkuptojmë se ajo ka vendosur ta hedhë prapa krahëve këtë marrëdhënie duke mos ndier as dashuri dhe as urrejtje.

Vetëm pak kohë më parë ata u fotografuan së bashku rrugëvë të Berlinit, por duket se sërish nuk i kanë punët mirë.

Nuk e dimë çfarë ka ndodhur këtë herë, por përderisa modelja nuk e ndjek më reperin do të thotë se gjërat janë serioze.

Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrSn32MndME/,  https://www.instagram.com/p/B10e2P_lMx7/