ShowBiz

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana me një mashkull tjetër? Nuk do ta besoni…

Loredana dhe Mozzik prej një muaji nuk janë më bashkë.

Ata vendosën të shkëpusin edhe marrëdhëniet profesionale duke bërë që secili të vijojë karrierën vetëm.

Konkretisht këngëtarja ka vijuar rrugën e saj artistike e ndërsa së fundmi ka  qenë prezente në “MTV Europe Music Award”.

Në këtë eveniment ku këngëtarja ka dalë edhe fituese e një çmimi ajo ka takuar futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo.

Mesa duket Loredana është fanse e tij pasi nuk ka humbur rastin të bëjë një foto me Cristianon dhe ta shpërndajë në instagramin e saj.

Kjo foto është pëlqyer dhe komentuar pa fund nga fansat e këngëtares, ndërsa kjo e fundit  nuk ka shkruar asnjë koment, por thjesht ka bërë tag futbollistin.

Që pas njoftimit të ndarjes nga ana e Loredanës, i vetmi që ka thënë diçka ishte Mozzik në emisionin “Shiko kush luan”.

Ai e pranoi se me Loredanën do të ketë gjithmonë një lidhje të fortë, pasi kanë një vajzë së bashku.

https://www.instagram.com/p/B4avmPLFVcI/

Link: https://www.instagram.com/p/B4avmPLFVcI/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BynWC6tCyg2/