Reperja Tayna na ka prezantuar së fundmi me të ëmën e saj dhe tani e kuptuam se nga i ka marrë ajo tiparet e bukura.
Në një foto të shpërndarë në instagramin e saj, Tayna pozon pranë të ëmës, të dyja bionde, të dyja të bukura.
Nëse reperja nuk do të na thoshte që personi në foto është e ëma as që do të na shkonte ndërmend, pasi në të vërtetë aty të dyja ngjajnë si motra.
“Nëna ime, gruaja më e bukur në botë”, thotë Tayna në foton e përbashkët që ka publikuar në instastory.
Ajo që na ka habitur në fakt nuk është vetëm ngjashmëria, por edhe fakti që e ëma e Taynës duket shumë e re dhe në pamje të parë, nuk të shkon aspak ndërmend se janë nënë e bijë.
Link: https://www.instagram.com/tayna/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsLcZKzg5G4/