Aurela Gace duket se është talent jo vetëm në muzikë, por edhe në fusha të tjera dhe pasionet e saj po i ndjekin tashmë edhe të bijat.
Këngëtarja ka postuar në instastory një foto të tutave të Grace, vajzës së madhe në të cilat ajo ka pikturuar një ylber dhe një arush.
Ideja për një gjë të tillë i lindi vetë vogëlushes, pasi tutat e saj kishin një njollë, dhe për ta mbuluar ajo vendosi ti pikturojë.
“Tutat e Grace ishin bërë me një njollë që nuk hiqej, kur e shoh kishte vizatuar tutat për mbuluar njollën. Fiks si unë, a ka njollë, a është e grisur, Ska problem, e zbukurojmë të mos duket”, shkruan Aurela në foton e tutave të Grace.
Mesa duket vogëlushja i ngjan këngëtares në këtë drejtim e cila e ka talent ti rregullojë gjërat dhe jo ti hedhë për një problem të vogël.
Link: https://www.instagram.com/aurelagaceofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B214LX5AwQH/