ShowBiz

“Nuk kam pse ta fsheh jam shtatëzanë”, Anxhelina Hadërgjonaj na la pa mend

Modelja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj jeton dhe punon prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atë e kemi parë vazhdisht aktive në rrjetet sociale ku poston foto dhe video të ndryshme ndërsa shfaq linjat e saj perfekte.

Së fundmi ajo ka publikuar në instastory një mesazh që na ka habitur të gjithëve.

Anxhelina shkruan: “ Meqë të gjithë po më pyesin.. Mbi të gjitha nuk po e fsheh që jam në pritje të një fëmije dhe nuk do të mundesha kurrë. Thjesht kam menduar se nuk ishte puna e askujt plus kam dashur të mendoj për të mirën e fëmijës tim para se ta publikoja në mediat sociale. Por po, ne do të kemi një fëmijë dhe data kur pritet është 20 qershor i 2020, nuk e prisja, por shumë shpejt do t’ju zbulojmë edhe gjininë. Dhe po kjo është një gënjeshtër dhe këtë postim e vodha nga një mikesha ime që ma punoi në të njëjtën mënyrë”

Anxhelina ka dashur mesa duket të mashtrojë fansat, ashtu si ajo u mashtrua nga mikesha e saj dhe duhet thënë se ja ka dalë mbanë ti bëjë të gjithë të dyshojnë, por megjithatë në fund e ka zbuluar shakanë.

Që pas ndarjes nga Fatmir Hysenbelliu, modelja nuk është përfolur të ketë një lidhje tjetër.

Ajo i është përkushtuar karrierës si modele dhe e shhim shpesh të publikojë foto e video nga karriera e saj profesionale.

Link: https://www.instagram.com/anxhelina/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3FU5K-HVSt/