Ajo sot është shumë e njohur, këngët e saj pëlqehen dhe klikohen me miliona herë nga fansat e saj.
Por Tayna duket se pasionin për këngën dhe kërcimin e ka pasur që në moshën 5 vjeçare.
Këngëtarja është bërë nostalgjike për kohën e fëmijërisë dhe ka publikuar disa foto kur ishte vetëm 5 vjeç ndërsa kërcente në skenë.
“Duke berë rap, duke kënduar që e vogël dhe duke bërë twerk gjithashtu”, thotë këngëtarja në fotot ku shfaqet duke kënduar e duke kërcyer kur ishte fëmijë.
Tayna jo vetëm që ka pasur talent për muzikë që e vogël, por duket gjithashtu një fëmijë shumë i ëmbël.
Fotot e saj të veçanta tregojnë gjithashtu se këngëtarja i ka ruajtur tiparet e bukura të fëmijërisë dhe me kalimin e viteve nuk ka ndryshuar shumë.
Link: https://www.instagram.com/tayna/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BveTm2XAP_2/