Dhëmbët janë padyshim pjesa më e rëndësishme në portretin e dikujt dhe mungesa e tyre të transformon të gjithë pamjen.
Nuk ka rëndësi sa i bukur apo i shëmtuar je, mungesa e dhëmbëve të bën të dukesh tjetër njeri dhe këtë e vërteton ky kolazh me foto të vipave të cilët janë pa dhëmbë.
Ermal Mamaqi ka publikuar në instagramin e tij disa foto të vipave të ndryshëm duke nisur që nga vetja për të vijuar me Aurela Gaçen, Bes Kallakun, Encën, Marina Vjollcën dhe shumë personazhe të tjerë.
Këto foto janë shkëputur nga emicioni “Xing me Ermalin” dhe të gjithë personazhet shfaqen në foto duke qeshur, por nuk kanë dhëmbë.
Ky kolazh fotosh ka shkaktuar të qeshura pa fund mes fansave dhe miqve të Ermalit të cilët i kanë pëlqyer fotot dhe idenë e tij për ti transformuar vipat.
https://www.instagram.com/p/B4m048gh9v9/Link: https://www.instagram.com/p/B4m048gh9v9/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1bBKrbhGfX/