ShowBiz

Ariana poston foton më të ëmbël të Anës me vëllain, kjo foto do t’ua bëjë ditën më të bukur

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana u bënë prindër për herë të katërt gati një muaj më parë, pas ardhjes në jetë të Anës, vajzës së tretë të çiftit.

Ariana dhe Ermali e kanë zbuluar që në ditët e para portretin e së bijës e cila duket një ëngjëll i vërtetë që buzëqeshte.

Tashmë Ariana ka postuar një tjetër foto shumë të veçantë të djalit dhe vajzës së porsalindur dhe të dy bashkë duken shumë të bukur nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Ana buzëqesh dhe nxjerr gjuhën, ndërsa vëllai qëndron pranë saj duke e përqafuar.

Ermali dhe Ariana janë prindër të katër fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali.

Para pak kohësh ata deklaruan se nuk do të ndalen deri sa të bëjnë edhe një djalë tjetër.

Link: https://www.instagram.com/arianafejzullahu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3HiSDWhWzV/