Pas publikimit të një videoje ku Stresi puthte një femër në një club nate, reagon për herë të parë Kejsi.
Ajo ka postuar një dedikim prekës në instagramin e saj ku flet për tradhëtinë dhe i drejtohet asaj që ka hyrë në marrëdhënien e saj me Stresin.
Pasi ka heshur për një kohë të gjatë dhe që mesa duket ka shpresuar për një rregullim të marrëdhënieve, më në fund ka vendosur të flasë dhe këtë herë me një mesazh të qartë, në fund të të cilit të lë të kuptosh se ka vendosur këtë herë ti japë fund.
Në mesazhin e saj publikuar në instastory ajo shkruan:
“Nuk e kam menduar kurrë se shprehja të tradhëtosh një grua të mirë është si të zgjedhësh plehrat ndaj një thesari do të aplikohej mbi mua, por jeta të jep atë që nuk e pret.
Nuk ka rëndësi sa shumë përpiqesh ti hedhësh gjërat pas krahëve ata gjithmonë do të të dalin përpara, kështu që tani do them diçka publikisht.
Kjo ju ndodh të gjitha vajzave që i lejojnë vetes të shkojnë me burra të martuar, urime e dashur ti je një k….E vetmja gjë që të them është të jesh të paktën e mirë në punën tëndë dhe ta mbash atë të interesuar të paktën më gjatë se disa orë, sepse ka shumë si lloji jot dhe është vështirë të numërohen, të paktën prit firmat.”
Stresi foli për herë të parë për marrëdhënien e tij disa javë më parë në emisionon “Ftesë në 5”, në “Top Channel”, ku tha se me Kejsin ende nuk ishte ndarë dhe se mund të riktheheshin sërisht bashkë.
Link: https://www.instagram.com/bkc___/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B32R5GVgN7-/, https://www.instagram.com/p/B38IiL1ps9L/