Kejvina Kthjella, modelja që u bë e njohur si velinë tek emisioni “Xing me Ermalin”, ka qenë në qendër të vëmendjes një ditë më parë në të gjitha mediat online.
Këto të fundit aluduan se modelja është marrë në pyetje nga prokuroria pas atentatit të disa ditëve më parë ndaj prokurorit Arjan Ndoji, pasi ajo mendohet të jetë në një lidhje me nipin e deputetit të PS-së, i cili mesa duket është një nga të dyshuarit për ngjarjen.
Këto lajme që mbushën mediat një ditë më parë duket se kanë nxitur reagimin e modeles e cila ka shpërthyer në fyerje ndaj mediave për publikimin e tyre.
Në një status të postuar në instagram ajo shkruan: “Gazefëlliqësira, do përgjigjeni shumë shpejt për këto artikuj që keni përdorur në emrin tim. Po abuzoni si kafshët, plehra!”.
Kjo nuk është hera e parë që një personazh publik, revoltohet me mediat për shkak të artikujve abuzues me emrin e tyre.
Vetëm një ditë më parë edhe Stresi u revoltua me mediat për shkak të lajmeve ku ai shfaqej duke puthur një femër në një club.
Link: https://www.instagram.com/kejvina_kthella/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzByXA0iy5N/