ShowBiz

“Të kam sevda”, kënga që do t’ju bëjë të kërceni me volumin në maksimum

Tani Bogdani ka publikuar së fundmi një tjetër këngë me ritme popullore.

Pas suksesit të këngës “Vajzë shqiptare”, këngëtari sjell për adhuruesit e muzikës së tij këngën “Të kam sevda”

Ajo është një këngë dashurie me ritëm dhe shumë e veçantë, një nga ato këngët tipike popullore që të bëjnë të kërcesh sapo i dëgjon.

Kënga është publikuar para dy javësh dhe deri tani është mirëpritur nga fansat e tij.

Kjo këngë shoqërohet edhe me një videoklip mjaft interesant ku si gjithmonë këngëtari promovon vlerat e natyrës së bukur shqiptare.

Pjesa më e madhe e klipit është realizuar në qytetin e Korçës në zonën e pazarit të ri.

Këngëtari ka publikuar gati një muaj më parë këngën “Vajzë shqiptare”, një këngë që u mirëprit dhe u pëlqye nga fansat e tij.

Edhe kënga e re ka patur të njëjtin impakt, duke u shndërruar shumë shpejt në një prej këngëve më të preferuara.

https://www.youtube.com/watch?v=KpWjLkir0M8

Link: https://www.youtube.com/watch?v=KpWjLkir0M8

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=KpWjLkir0M8